Uganda ndërpret aktivitetet për 10 mijë OJQ

Uganda ndërpret aktivitetet për 10 mijë OJQ

Ministri shtetëror i lidhur me Ministrinë e Brendshme të Ugandës, në një deklaratë për gazetarët lokal tha se nga 14 mijë OJQ dhe institucione të ndihmës që ndodhen në vend, vetëm 3.800 prej tyre kanë leje të vlefshme.

Qeveria e Ugandës ka urdhëruar ndërprerjen e aktiviteteve të më shumë se 10 mijë organizatave joqeveritare (OJQ) me arsyetimin se nuk kanë leje të vlefshme.

Ministri shtetëror i lidhur me Ministrinë e Brendshme të Ugandës, Mario Obiga Kania, në një deklaratë për gazetarët lokal tha se nga 14 mijë OJQ dhe institucione të ndihmës që ndodhen në vend, vetëm 3.800 prej tyre kanë leje të vlefshme.

Kania bëri të ditur se është urdhëruar ndalimi i punimeve për të gjithë OJQ-të që nuk përmbushin rregullat e punës të vendosur nga qeveria, dhe se kanë paralajmëruar bankat, hotelet dhe institucionet e tjera që të kontrollojnë statuset e OJQ-ve me të cilët ata punojnë.