Çdo i nënti person i rritur në Maqedoni ka diabet

Çdo i nënti person i rritur në Maqedoni ka diabet

Në Maqedoni një në nëntë të rritur kanë diabet në vitin 2019 ose rreth 175 mijë njerëz. Numri i personave me diabet vazhdon të rritet në të gjithë botën. Në krahasim me vitin 2017, kur u publikuan rezultatet e fundit të edicionit të tetë të Atlasit të diabetit, numri i personave me diabet u rrit nga 425 milionë në 463 milionë, gjegjësisht është rritur për 38 milionë, sipas edicionit të fundit të nëntë të paralajmëruar të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Federata (International Diabetes Feder

Kjo rritje e numrit të personave me diabet është i barabartë me numrin e banorëve të një shteti të madh evropian si Polonia apo më shumë se dyfish nga numri i banorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Serbia,Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi). Vlerësohet se deri në vitin 2045 kjo shifër do të tejkalojë 700 milionë, ose çdo person i nëntë në botë do të ketë diabet. Dhjetë përqind e shpenzimeve për shëndet në botë janë për diabet (760 miliardë dollarë), thuhet në kumtesën e Asociacionit së fëmijëve me diabet – BALANS MK me rastin e Ditës botërore të Diabetit.

'Vet

Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), një në 11 të rritur (20-79 vjet) ka diabet (463 milionë), si dhe 1.110.100 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën nën 20 vjeç. Një në dy persona me diabet janë të diagnostikuar – 232 milionë. Një në gjashtë lindje (20 milionë) është i prekur nga sheqeri i lartë në gjak, prej të cilave 84 për qind e të cilit janë për shkak të diabetit gestacional (diabeti gjatë shtatzënisë).

Në korniza botërore gjysma e njerëzve me diabet janë të padiagonsifukuar, gjegjësisht nuk e dinë që kanë diabet. Shkalla e rasteve të diagnostikuara mund të përmirësohet me rritjen e vetëdijes për simptomat e diabetit të tipit 1 (etje, urinim të rritur, lodhje, humbje të papritur të peshës, uri) dhe mundësi të rritura për skrining të personave me rrezik të lartë për diabetin të tipit 2 (mosha, rritje e peshës trupore, komplikime, nivele të ulëta të aktivitetit fizik dhe ushqim jo i shëndetshme).

Pasi vlerësohet se 700 milionë njerëz do të kenë diabet deri në vitin 2045, nevojiten më shumë përpjekje të bëhen për implementimin apo përmirësimin e planit kombëtare për parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe diabetit gestacional dhe vendosjen e masave me shpenzime efektive për t’u përballur me diabetin e tipit 1, tipit 2 dhe diabeti gestacional.

Në vend është përgatitur një Strategji kombëtare për ballafaqim e diabetit në vend. BALANS MK pret mbështetje nga opinioni i Maqedonisë në Kërkimin për blerjen e sensorëve për matje të pa dhimbshme të glikemisë te 500 fëmijë dhe adoleshentë në Maqedoni si dhe përmbushjen e premtimeve për blerjen e tyre nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe FSSHM sa më shpejtë.