​Qëllon me armë reflektorin që ndriçon rrugën, arrestohet 31 vjeçari

​Qëllon me armë reflektorin që ndriçon rrugën, arrestohet 31 vjeçari

Pasditen e djeshme në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një person që ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ”dëmtim i instalimeve publike”.