Gjenden mbetje mortore në fshatin Llaushë të Skenderajt

Gjenden mbetje mortore në fshatin Llaushë të Skenderajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë gjetur mbetje mortore në fshatin Llaushë të Skenderajt, të cilat janë marrë dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eksumimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.