Arrestohet i dyshuari që kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Arrestohet i dyshuari që kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë nën dyshimin se ka kanosur një grua përmes rrjeteve sociale.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast, përmes rrjeteve sociale, për shkaqe ende të panjohura i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse viktimës.

Sipas viktimës, ajo edhe më parë ishte kanosur nga i dyshuari, por e njëjta nuk e kishte raportuar rastin në polici.