Vdekja e 34 vjeçarit në Vlorë, dalin hetimet e para

Vdekja e 34 vjeçarit në Vlorë, dalin hetimet e para

Detaje të rënda dolën në dritë ditën e djeshme për vrasjen në Vlorë.

Hetimi për vrasjen e 34-vjeçarit, i ka kaluar krimeve të rënda, burime nga grupi hetimor sqarojnë se, policia po heton në dy pista kryesore: atë të ndonjë konflikti banal të mëparshëm, por edhe atë të konflikteve familjare.

Policia tregohet e rezervuar rreth informacioneve, ndërsa mësohet se ka pasur edhe persona të shoqëruar.

Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Renda. Sipas burimeve nga grupi hetimor shkak i ngjarjes ka qenë një sherr i mëparshëm, por policia është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve.

Ngjarja është drejt zbardhjes së plotë.

Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. /ABC.al/