Qeveria e Kuvajtit jep dorëheqje

Qeveria e Kuvajtit jep dorëheqje

Dorëheqja vjen pas një mocioni mosbesimi që u ngrit nga ligjvënësit kundër ministrit të Brendshëm, Sheik Khalid al-Jarrah al-Sabah, anëtar i familjes mbretërore.

Kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Jaber Al Sabah, ka paraqitur dorëheqjen e kabinetit të tij, tha sot zëdhënësi i qeverisë Tareq Al-Mezrem.

Dorëheqja vjen pas një mocioni mosbesimi që u ngrit nga ligjvënësit të martën kundër ministrit të Brendshëm, Sheik Khalid al-Jarrah al-Sabah, një anëtar i familjes mbretërore.

Dorëheqja duhet të pranohet nga emiri i Kuvajtit pas së cilës do të formohet Kabineti i ri./aa/