Arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni

Arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm është arrestuar në Tiranë.

Ai u vu në pranga në rrugën e Dibrës gjatë operacionit të koduar “Muzgu”.

“Ndaj shtetasit me iniciale A. N., alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Shfrytëzim i prostitucionit" dhe "Emigracion i paligjshëm”,” informon policia.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën./oranews/