​Plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, një i arrestuar

​Plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega Istog, për kontrollin e lokaleve në zonën e Istogut.

Gjatë implementimit të këtij plani operativ mbrëmë janë kontrolluar dy  lokale, ku te personat e pranishëm janë gjetur dhe janë konfiskuar dy OC sprej dhe janë hapur dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë te rregullt.

Në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letër-rreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën korrektuese në Dubravë.