Si e ndihmon biçikleta shëndetin e fëmijës suaj?

Si e ndihmon biçikleta shëndetin e fëmijës suaj?

Biçikleta nuk ndihmon vetëm shëndetin e të rriturve, por sjell përfitime të mëdha shëndetësore edhe për fëmijët.

Biçikleta ndihmon të zhvillimin fizik, mendor dhe emocional të fëmijës suaj. Disa nga përfitimet kryesore që sjell përdorimi i biçikletës tek fëmijët vijojnë:

1. I mban fëmijët aktivë

Pasiviteti sjell shumë probleme shëndetësore si tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët. Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për ta vënë trupin në punë dhe është një aktivitet tërheqës për fëmijët.

2. Ushtron sistemin kardiovaskular tek fëmijët

Çiklizmi vë në lëvizje grupin e madh të muskujve të këmbëve, duke rritur kështu punën e zemrës dhe rrjedhimisht duke ndërtuar rezistencë trupore tek fëmijët.

3. Ndërton forcë dhe muskuj tek fëmijët

Çiklizmi është konsideruar si të ushtruarit e këmbëve, por në fakt ai forcon të gjithë trupin dhe ndryshe nga sportet e tjera që i sforcojnë menjëherë fëmijët, çiklizmi e ndërton masën muskulore gradualisht.

4. Krijon marrëdhënjen prind-fëmijë

Në vend të shpenzimit të kohës para televizorit apo tabletëve, është më e këndshme një shëtitje me biçikleta. Kjo do ndihmojë në krijimin e kujtimeve familjare që do t’i përmendni gjithmonë.

5. Humb kilet e tepërta

Obeziteti i fëmijëve po bëhet një problem shqetësues për shumë prindër. Studimet tregojnë se çiklizmi ndihmon shumë në trajtimin e këtij problemi pasi ky është një sport që nuk streson mbi masë fëmijën.

6. Ofron përfitime emocionale për fëmijët

Një tjetër përfitim shëndetësor që sjell çiklizmi është rritja e vetëbesimit. Fëmijët bëhen më të vetëdijshëm për trupin e tyre dhe ndjehen më pak të tensionuar nga presionet apo situatat e tjera sociale.

7. Nxit fëmijët të dalin në natyrë

Fëmijët kanë nevojë për natyrën, diellin, vitaminën D dhe këto sjellin gjumë të mirë dhe rrjedhimisht shëndet dhe zhvillim të përgjithshëm të mirë. Çiklizmi ia u krijon këto mundësi ndërsa i mëson të angazhohen me ambjentin përreth.