Afrikë e Jugut, 16 të vdekur nga moti i keq

Afrikë e Jugut, 16 të vdekur nga moti i keq

Njoftohet se nga 25 tetori 16 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur, ndërkohë 798 shtëpi janë dëmtuar, dëme të cilat ende po vlerësohen.

Sipas autoriteteve të Afrikës së Jugut, të paktën 16 persona kanë humbur jetën në provincën lindore KwaZulu -Natal që nga fundi i tetorit kur filluan kushtet e këqija të motit, përfshirë stuhitë e rënda dhe tornado.

“Që nga tetori i vitit 2019, provinca KwaZulu -Natal ka përjetuar kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar stuhi të rënda, rrufe dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar kërdi në të gjithë krahinën”, tha departamenti i qeverisjes bashkëpunuese dhe çështjeve tradicionale.

Zyrtarët lokalë në KwaZulu-Natal thanë se një stuhi e madhe goditi zonën të martën pasdite pas shirave të rrëmbyeshëm në disa pjesë të krahinës.

Autoritetet njoftuan se dy persona u vranë gjatë një incidenti, ndërsa disa shtëpi dhe infrastruktura publike u dëmtuan.

Po ashtu u theksua që nga 25 tetori 14 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur, ndërkohë duke përfshirë incidentin e fundit 798 shtëpi janë dëmtuar, dëme të cilat ende po vlerësohen.

Autoritetet kërkuan nga banorët të qëndrojnë vigjilent pasi shirat e dendur dhe stuhitë e rënda vazhdojnë në zonë.

Pjesë të Afrikës së Jugut kanë përjetuar reshje të mëdha shiu pas një sezoni të gjatë të thatë, nga e cila autoritetet shprehën frikë se mund të çonin në përmbytje.