Trendet e reja për garderobën e dimrit

Trendet e reja për garderobën e dimrit

Në pjesën më të madhe të kohës në dimër, nga veshja jonë është e dukshme pallto, xhupi apo pellushi që mbajmë veshur dhe për këtë arsye ajo është dhe pjesa më e rëndësishme e imazhit pjesën më të madhe të kohës në këtë stinë.

Palltot nuk janë pjesë që ndërrohen çdo vit por mund t’I shtoni koleksionit tuaj atë që është në modë vit pas viti. Në dimrin e 2019-2020 do t’ju duhen këto pallto:

Ngjyra neon: besoj se e keni vënë re dhe ju që është një prej ngjyrave më të përhapura në dyqane, qoftë për veshje por dhe për aksesorë. Kjo ngjyrë e “gjallë” midis të verdhës dhe jeshiles duhet patjetër në dollapin tuaj si një xhup ose pallto.

Xhupi metalik: Kthehemi pas në kohë, fundja moda e bënë këtë çdo vit. Ngjyra metalika është ritkhyer në xhupa  si një herë e një kohë. Nëse jeni një person që I pelqen të bie në sy kjo do të ishte ngjyra perfekte.

 

Pallto dhe xhaketa oversize: Ka me patjetër një zgjidhje dhe për ju që e dashuroni rehatinë dhe kjo zgjedhje është që palltot, xhaketat dhe xhupat të jenë oversize. U bë disa vite tashmë që ky trend nuk po shkëputet nga moda as në dimër e as në verë!