Kosova pjesëmarrëse në Kongresin më të madh të blerësve europian

Kosova pjesëmarrëse në Kongresin më të madh të blerësve europian

Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare sivjet për herë të dytë Kosova prezantohet me stendat e saj në këtë event të madh ekonomik.

Delegacioni kosovar përbëhet nga firma anëtare të OEGJK-së: M-Technologie, IMK, Auromatics- KS, Natural Arts – Software Artisan, Devolli Corporation, University for Business and Technology, Iron Consulting dhe KosBit, dhe kryesohet nga drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani.

Ambasadori Beqë Cufaj sot ka vizituar përfaqësuesit nga Kosova dhe ka takuar edhe Udhëheqësin Kryesor të kësaj ngjarjeje ekonomike Dr. Silvius Grabosch si dhe ka bashkëbiseduar me bizneset nga Kosova.

I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte edhe Z. Helge Tolksdorf, Drejtor për Zgjerimin e BE në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës të Gjermanisë.