Teatri Kombëtar mban takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja

Teatri Kombëtar mban takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja

Dje ndërroi jetë regjisorja e njohur Arzana Kraja.

Varrimi i të ndjerës, e cila u gjet e vdekur dje në lagjen “Kalabria”, është bërë sot.

Për nder të veprës së saj, komuniteti artistik do të organizojë mbledhje përkujtimore në Teatrin Kombëtar, ditën e premte.

“Të premten me 15.11.2019 me fillim nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar, komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.