Pastrohen hapësirat për rreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Pastrohen hapësirat për rreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sonte është duke u pastruar deponia që ndodhet afër stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ai ka njoftuar se edhe pse deponia është në pronë private, ky aktivitet është ndërmarr për të mirëpritur tifozët e Anglisë që do të vinë të dielën për të përcjellë ndeshjen Kosovë – Angli.  

Postimi i Ahmetit në 'Facebook':

Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private. Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore.

Tash vec edhe fitorja sonte dhe loja vendimtare të dielen do ta bëj Prishtinën qendër të tifozerisë e atdhedashurisë.

#kosova #fitore 2:0


MË SHUME NGA Nacionale