Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, raportohet 7 të lënduar

Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, raportohet 7 të lënduar

Të shtëna armësh kanë ndodhur brenda një shkolle të mesme në Kaliforni, ku raportohet se të paktën shtatë persona janë lënduar.

Të shtënat ndodhën rreth orës 7:45 në shkollën Saugus në Santa Clarita.

Në anën tjetër departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles, kanë bërë të ditur se të paktën gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në spital pas plagëve të marra nga shtënat e armëve.

Zyra e sherifit në Los Angeles ka njoftuar në Twitter, se zyrtarë të shumtë policor janë vënë pas një mashkulli me prejardhje aziatike.

Një student i identifikuar si Riley ka deklaruar për KTLA5, se ishte duke qëndruar pranë librarisë së shkollës me miqtë kur dëgjoi pesë të shtëna.

Policët aktualisht janë duke kërkuar personin e dyshuar, që besohet se mund të jetë fshehur në shkurre jo larg shkollës ku ndodhën të shtënat.