Hoti-drejtorëve: Nderi dhe dinjiteti është te ju

Hoti-drejtorëve: Nderi dhe dinjiteti është te ju

968 fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri ka pasur Komuna e Kamenicës.Meritor për këto suksese, Koordinatori Rexhep Hoti, tha se janë drejtoria e arsimit dhe drejtorët e shkollave të kësaj komune.

Në takimin me drejtorët, ai theksoi se vendimi i qeverisë ka vënë në pah zotësinë e drejtorëve për të menaxhuar me të gjithë nxënësit dhe njëkohësisht për t’i ofruar të gjithëve mundësinë e njëjtë. “Ka qenë një vit i mobilizimit dhe vullnetit të mirë në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë dhe unë jam krenar që shoh njerëz e aktivizim të tillë. Nderi dhe dinjiteti i 44,723 fituesve është te ju”.

Xhevat Ramadani, zyrtar për arsim në Kamenicë është që angazhuar si koordinator i garave, tha se duke ju falënderuar drejtorëve, mbi 80% e nxënësve kanë marrë pjesë në gara e kjo sipas tij është një arritje e jashtëzakonshme.

“Çdo fillim ka vështirësitë e veta, por ne tashmë kemi krijuar një kulturë organizimi prandaj rezultatet nuk do të mungojnë. Ka qenë hera e parë që ka pasur interesim shumë të madh të nxënësve dhe mësimdhënësve për garë”.

Edhe drejtorët e shkollave të Kamenicës potencuan rëndësinë që kanë pasur garat tek nxënësit dhe personeli si dhe thanë se do të punojnë edhe më shumë që të arrijnë edhe më shumë se 15 fitues të nivelit republikan.

Koordinatori Hoti po ashtu ka zhvilluar takim me drejtorin komunal të Arsimit dhe drejtorët e shkollave në Komunën e Hanit të Elezit, ku ka diskutuar rreth mbarëvajtjes së garave. Aty Hoti tha se 459 nxënës fitues nga kjo komunë janë rezultat i një pune të jashtëzakonshme, si të drejtorisë së arsimit, po ashtu edhe të drejtorëve e mësimdhënësve.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Menduh Vlashi u shpreh i kënaqur me sukseset e nxënësve ndërkohë që tha se do të vazhdojnë të punojnë që të korrin rezultate edhe më të mira.

Në të dy komunat, Hoti ndau mirënjohje në për drejtorët dhe stafin e DKA-ve në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave.


MË SHUME NGA Nacionale