Parlamenti ashpërson dënimin ndaj dhunës urbane

Parlamenti ashpërson dënimin ndaj dhunës urbane

Parlamenti grek votoi për një ashpërsim të dënimeve me burg ndaj dhunës urbane, në kuadër të reformës së Kodit Penal, pas ndërhyrjeve të shumta policore ditët e fundit në Athinë.

Amendamenti u votua veçanërisht nga deputetët e shumicës qeveritare të Demokracisë së Re dhe nga socialistët e KINAL-it.

“Janë të nevojshme ligje e rregulla, që qytetari grek të ndihet i sigurt”, deklaroi në parlament ministri i Drejtësisë, Kostas Tsiaras, si përgjigje kundër kritikave të partisë kryesore të opozitës, SYRIZA-s të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, që votoi kundër amendamentit.

Sipas amendamentit, personat e deklaruar fajtorë do të dënohen me 10 vite burg, nga 5 sa është aktualisht.