Çekia mund Kosovën, “Dardanët” synojnë Evropianin përmes Ligës së Kombeve

Çekia mund Kosovën, “Dardanët” synojnë Evropianin përmes Ligës së Kombeve

Çekia ka e fituar përballjen me Kosovën, me rezultat 2-1, në sfidë që u zhvillua në “Dossan Arena”, në Plzen të Çekisë, raporton RTKLive.com.

Çekët u treguan ekipi më i mirë së skuadra jonë, sidomos në pjesën e dytë kur brenda nëntë minutave shënuan dy herë, duke përmbysur epërsinë e “Dardanëve”.

Pjesa e parë nuk prodhoi lojë aq të mirë, më dominim e lehtë të çekëve, por që skuadrat shkuan në zhveshtore pa gola.

Fraksioni i dytë i kësaj sfidë, solli lojë mjaft të mirë, atraktive dhe më tre gola të shënuara.

Ishte Kombëtarja jonë, e cila zhbllokoi lojën përmes Atdhe Nuhiut në minutën e 50-të, i cili më kokë shënoi gol të bukur për avantazhin e Kosovës.

Pas avantazhit të skuadrës sonë, nikoqirët më nuk kishin së çfarë të humbin dhe më të gjitha forcat u hodhën në sulm, duke kërkuar rrugën e golit.

Ishte Alex Kral, i cili në minutën e 71-të fillimisht barazoi shifrat në 1-1, derisa i njëjti lojtari tetë minuta më vonë realizoi golin e fitores për Çekinë, e cila më këtë fitore siguron kualifikimin në Evropianin e ardhshëm, sepse tani ka 15 pikë në vendin e dytë, derisa Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11-të pikë, kurse, lidere grupit është Anglia më 18 pikë, e cila sonte demoloi Malin e Zi, me rezultat 7-0.

Pavarësisht disfatës kundër Çekisë, Kosova mund të kualifikohet në EURO 2020 përmes Ligës së Kombeve, ku në marsin e vitit të ardhshëm do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut.