​Zvicra e Suedia kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

​Zvicra e Suedia kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

Tetë ndeshje pritet të luhen sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Spanja dhe Italia kanë siguruar kualifikimin dhe vëmendja do të jetë te Zvicra së cilës i duhet fitorja sonte ndaj Gjeorgjisë dhe ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e fundit për tu kualifikuar pavarësisht rezultateve nga takimet e tjera.

Në Grupin D ku është Zvicra sonte luan edhe Danimarka me Gjibraltarin me nordikët që pritet të marrin tri pikët pa ndonjë problem.

Në Grupin F, Rumani-Suedi është sfida kryesore pasi të dy ekipet luftojnë për vendin e dytë dhe në Bukuresht pritet një ndeshje e fortë. Ballkanasit kanë një pikë më pak se skandinavët dhe tri pikët janë detyrim për rumunasit, ndryshe nga suedezët që edhe barazimi mund t’iu hyjë në punë, pasi në ndeshjen e fundit luajnë më Ishujt Faroe, ndërsa Rumania me Spanjës.

Po ashtu, në këtë grup sonte është edhe ndeshja mes Spanjës e Maltës me iberikët që tashmë e kanë siguruar kualifikimin.

Ndeshje të lehtë në letër në këtë grup ka Norvegjia që pret në shtëpi Ishujt Faroe.

Në grupin J, Bosnje Hercegovina pret Italinë e cila ka shumë pak shanse për kualifikim pasi Finlanda që ka pesë pikë më shumë në dy ndeshje të mbetura luan sonte në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit.

Në këtë grup luhet edhe ndeshja tjetër Armeni-Greqi.