Balena “vallëzon” në mes të sërfistëve, ata nuk kuptojnë gjë

Balena “vallëzon” në mes të sërfistëve, ata nuk kuptojnë gjë

Pamjet janë magjike. Një grup sërfistësh po lundronin të qetë në ujërat e Kalifornisë, të pa vetëdijshëm për faktin se një krijesë 6 metroshe po i afrohej ngadalë.

Bëhet fjalë për një balene gri, gjitari paqësor i oqeaneve. Balena duket teksa i afrohet personave me delikatesë , thuajse për mos t’ i trembur së tepërmi.

Pamjet u morën rastësisht pasi një 18- vjeçar i zonës po filmonte sërfistët me një dron.