Atletico ka të gatshme 40 milionët e kërkuar nga Barcelona për Rakitic

Atletico ka të gatshme 40 milionët e kërkuar nga Barcelona për Rakitic

Ivan Rakitic mund të mbetet të luajë në Spanjë.

Pasi që duket se ditët e tij te Barcelona janë të numëruara, është rivali i saj Atletico Madrid që ka shprehur gatishmëri të paguajë çmimin e kërkuar për kroatin, shkruan Movistar.

Skuadra e Diego Simeone raportohet se ka vullnetin ë të paguajë 40 milionë euro për 31 vjeçarin.

Mesfushori ka pasur hapësirë të limituar këtë sezon në Camp Nou ku dhe gjatë kësaj jave ka thënë se ndjehet i pikëlluar për këtë situatë.