
11:33 / 15.11.2019
I heq helmetën dhe e godet me të, sherr brutal në futbollin amerikan
Një episod mjaft i shëmtuar ka ndodhur në futbollin amerikan (NFL).
Myles Garrett, lojtar i Browns, i hoqi helmetën Mason Rudolph të Steelers dhe e goditi në kokë kundërshtarin me të.
Një veprim i tillë është rreptësisht i ndaluar në këtë sport dhe pritet një ndëshkim tepër i rreptë për Garrett./a2/