Micotakis: Evropa i mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor

Micotakis: Evropa i mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor

E shfrytëzoj mundësinë, besoj duke ia shprehur qëndrimin edhe kryeministrit Borisov, për të siguruar se Evropa edhe krahas përbajtshmërisë, i mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor dhe se me parakushtet përkatëse, ëndrra për një gadishull të qetë dhe të liri në ekonomi, idetë, lëvizja e njerëzve dhe prodhimeve, mund të bëhet realitet, ndërsa flamuri i Evropës, në ndonjë  moment të valëvitet si në Tiranë, ashtu edhe në Shkup, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij në Sam

Kryetari i Qeverisë së Greqisë u përqendrua në tre drejtimet greke lidhur me Ballkanin dhe Evropën Juglindore:  përforcim të marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, mbështetje të fuqishme  të perspektivës evropiane ndërlidhje në transport, infrastrukturë, energjetikë dhe ekonomi digjitale, ndërsa paralelisht ka zbuluar se shefi i diplomacisë greke përgatit nismë për Shkupin dhe Tiranën, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

“Mbështetje të fuqishme të perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si anëtare më e vjetër dhe fuqishme e Bashkimit Evropian, Greqia mirë e di rëndësinë e  një zgjidhje të tillë. Për këtë i inkurajon shtetet kandidate t’i bëjnë ndryshimet e vështira që do t’i afrojnë deri te Evropa e demokracisë, të drejtësisë, të ekonomisë së hapur.  Drejt kësaj synon edhe nisma e ministrit të Punëve të Jashtme, z. Dendias, t’i ftojë  kolegët e tij nga Tirana dhe Shkupi në Bruksel në samitin e ardhshëm për Punë të Jashtme të BE-së, duke funksionuar si kanal efikas për komunikim”, tha Micotakis.

Duke folur për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Micotakis tha se llogaritë e pastra, bëjnë miq të mirë”, theksoi se është i sinqertë para miqve dhe sqaroi se rruga e të dyja vendeve drejt Evropës “përfshin ndryshime të rëndësishme që duhet të bëhen”, paralelisht duke shfaqur bindje  se këto ndryshime do të bëhen.

Në fund të fjalimit, Micotakis i shfrytëzoi fjalët e ish-kryeministrit grek Elefterios Venizelos, të shkruara në nëntor të vitit 1909 në gazetën “Kiriks Hanion”, kur botues dhe drejtor ka qenë gjyshi i kryeministrit aktual të Greqisë.

“Me vendet ballkanike, duam apo nuk duam, edhe në të ardhmen do të jetojmë si fqinj. Interesi i  përbashkët e imponon obligimin themelor, përmes lëshimeve të ndërsjella,  vendosjen e marrëdhënieve të mira”, tha Micotakis, duke e cituar Elefterios Venizelosin.