​Vdes rinoqeronti më i vjetër i bardhë në botë

​Vdes rinoqeronti më i vjetër i bardhë në botë

Rinoqeronti më i vjetër i bardhë në botë, Sana i lindur në Afrikën e Jugut, ka vdekur në moshën 55-vjeç, njoftoi sot kopshti zoologjik francez ku ai kishte qëndruar për 26 vjet.

Lindur në vitin 1964 në Parkun Kombëtar Umfolozi në provincën lindore KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut, rinoqeronti i bardhë u transportua në Evropë shtatë vjet më vonë si një atraksion për kopshtin zoologjik.

Sana jetoi në disa parqe në Gjermani përpara se të mbërrinte në vitin 1993 në Planete Sauvage, një kopsht zoologjik në Francën perëndimore afër qytetit të Nantes që ishte hapur vitin e kaluar.

Rinoqeronti i fundit mashkull i bardhë i veriut, Sudan, vdiq në Kenia vitin e kaluar, duke lënë pas dy rinoqeront femra. Asnjë rinoqeront i bardhë verior nuk ka mbetur tashmë në natyrë.

Në shtator, u krijuan dy embrione të rinoqerontit të bardhë verior nga dy femrat e fundit dhe spermatozoide nga meshkujt e vdekur, me shpresën për të ringjallur linjën.

Organizata “Save the Rhino” thotë se rreth 20,000 rinoqerontë të bardhë jugorë - fisi Sana - kanë mbetur në botë.

Rinoqerontët e zezë, megjithatë, konsiderohen të rrezikuara në mënyrë kritike, me vetëm rreth 5,000 të mbetur.

Briri i rinoqerontit është shumë i kërkuar në mjekësinë tradicionale aziatike.