Pse zemërgjerësia dhe mirësia na bëjnë të ndihemi mirë

Pse zemërgjerësia dhe mirësia na bëjnë të ndihemi mirë

Të gjithë e dimë atë ndjenjën e ngrohtë e të mirë që e përjetojmë kur një gjest i mirë i joni e bën dikë të qeshë – por, si e shpjegon shkenca këtë fenomen?

Pyetja se a është natyra e njeriut e mirë apo e keqe i ka preokupuar filozofët me shekuj të tërë, megjithatë ka dëshmi shkencore që tregojnë se zemërgjerësia jo vetëm se na bën të ndihemi mirë, por truri faktikisht edhe na shpërblen për atë.

Për të kuptuar më mirë se përse është zemërgjerësia kaq e fuqishme, hulumtuesit kanë kryer një eksperiment ku e kanë studiuar aktivitetin e trurit të mbi 1,000 pjesëmarrësve.

Hulumtuesit i kanë dhënë secilit person para të cilat ata ose kanë mundur t’i mbajnë për vete ose kanë mundur t’ia japin dikujt për bamirësi, pra duke i bërë marrë dy vendime të zemërgjerësisë: strategjike dhe altruiste.

Nëse kanë vendosurin t’ia japin dikujt paratë, atëherë pranuesi i parave ka mundur t’ua kthejë favorin – kështu që ka nxitje për të qenë zemërgjerë (vendim strategjik).

Në situatat tjera, nuk ka pasur ndonjë mënyrë se si pjesëmarrësi ka mundur të përfitojë financiarisht nga akti i zemërgjerësisë dhe vendimi i tyre për t’ia dhënë dikujt paratë ka qenë anonim, pa njohje apo lavdërime.

Kjo njihet si altruizëm dhe motivi i vetëm i mundur është faktori i ndjenjave të mira apo shkëlqimit të ngrohtë.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se në të dyja rastet, zemërgjerësia i ka aktivizuar rrjetet e shpërblimit të trurit – të njëjtat regjione të cilat aktivizohen kur hamë ushqime të mira apo e shikojmë dikë që e dashurojmë.

Me fjalë të tjera, zemërgjerësia dhe mirësia na bëjnë të ndihemi mirë, ndërkaq marrja dhe dhurimi i parave i aktivizon të njëjtat zona të trurit.

Ndonëse disa hulumtues sugjerojnë se zemërgjerësia është egoizëm i fshehtë duke thënë se “njerëzit motivohen të veprojnë mirë duke shikuar se çfarë përfitojnë nga ajo sjellje”, studimi i fundit faktikisht ka zbuluar se një pjesë e trurit është më e aktivizuara dhe shndritë më së shumti kur japim diçka e që nuk kemi mundësi të përfitojmë në asnjë mënyrë.