Një delegacion i Ferizajt po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri

Një delegacion i Ferizajt po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri

Kjo vizitë është shoqëruar me takime të shumta të zhvilluara,ndërsa përmes një postimi kryesuesja e Kuvendit,Kristina Gashi-Bytyçi e ka vlerësuar këtë vizitë.Po ua sjellim të plotë shkrimin e kryesuses Bytyçi.

Me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dje realizuam takimin në Bashkinë e Shkodrës me kryetaren e Bashkisë znj.Voltana Ademi. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe realizimin e Planit të Punës së KK-së, raporti dhe komunikimi i ekzekutivit dhe legjislativit, dhe rivitalizimi i bashkpunimit të Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës.

E falënderoj kryetaren për bashkëpunimin dhe pritjen që i bëri kuvendit të Ferizajt, një kryetare me përvojë dhe përkushtim në qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse.


MË SHUME NGA Nacionale