Diskutohen reformat ekonomike e politike

Diskutohen reformat ekonomike e politike

Kryetari i Aleancës kosovare të Bizneseve Agim Shahini gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut ka takuar zyrtarë të ndryshëm nga fusha ekonomike.

Ai ka informuar nikoqirët për të gjitha mundësitë që ofron Kosova sa i përket të bërit biznes dhe investimeve, ku vendi jonë është tejet atraktiv për biznes. .

"Takim me Dragi Rashovskin, sekretarin Shtetror të Maqedonisë Veriore dhe Zijad Beçiroviç, drejtor i Institutit IFEMES, ku temë e bisedimeve ishin reformat ekonomike dhe politike për Ballkanin Perëndimor", tha Shahini.

Një delegacion i AKB-së i kryeasuar nga Agim Shahini, për disa ditë ka qëndruar në Itali ku ka joshur bizneset e këtij vendi që të vijnë e investojnë në Kosovë.