Argjentinë, protesta kundër "grushtit të shtetit" në Bolivi

Argjentinë, protesta kundër "grushtit të shtetit" në Bolivi

Protestuesit e quajtën dorëheqjen e Moralesit si një "grusht shteti" dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta mbështesë ish-presidentin.

Qindra njerëz u mblodhën në Argjentinë të shtunën për të mbështetur ish-presidentin e Bolivisë, Evo Morales, i cili dha dorëheqje gjatë javës.

Bolivianët që jetojnë në fqinjin më të madh jugor të Bolivisë dhe organizatat joqeveritare të majta u mblodhën përpara Ambasadës së Bolivisë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Protestuesit e quajtën dorëheqjen e Moralesit si një "grusht shteti" dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta mbështesë ish-presidentin bolivian.

Protestuesit mbanin flamuj të Bolivisë dhe pankarta me mbishkrimin "Jo grusht shteti në Bolivi".

Bolivia u përfshi nga trazirat në tetor me demonstrata kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në të cilat Morales shpalli fitoren për një mandat të katërt.

Demonstruesit dolën në rrugë, duke i quajtur rezultatet të falsifikuara.

Ai u tërhoq nga detyra të dielën nën presionin e ushtrisë dhe policisë.

Pas dorëheqjes, Morales kërkoi azil politik në Meksikë dhe u zotua se përfundimisht do të kthehet në Bolivi me më shumë "forcë dhe energji".

Ligjvënësja opozitare Jeanine Anez e ka shpallur veten presidente të përkohshme./aa/