50 cent që u shitën për 500 mijë dollarë

50 cent që u shitën për 500 mijë dollarë

Një monedhe e rrallë gjysmë dollarëshe e prodhuar në vitin 1838 është shitur në ankand për gjysmë milionë dollarë.

Monedha u shit të premte në një Baltimorë për saktësisht 504 mijë dollarë. Ajo nuk është thjesht e vjetër, është tepër e rrallë, pasi si ajo janë prodhuar në atë kohë vetëm 20 copë, ndërsa Instituti “Smithonian” beson se në qarkullim kanë mbetur vetëm 11.

Nga një anë e monedhës është portreti i një gruaje ndërsa në anën tjetër simboli kombëtar amerikan, shqiponja. Ajo është prodhuar në minierën e Nju Orlisnit në vitin 1838.

Monedha në fjalë ka ndryshuar disa herë pronar përgjatë viteve para se të bëhej pjesë e shtëpisë së ankandeve “Stack’s Bowers”.

Megjithatë ajo nuk është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë nga koleksioni i rrallë. Një monedhë e ngjashme u shit për 763 mijë dollarë në vitin 2914, ndërsa janarin e këtij viti një tjetër u shit në Florida për 444 mijë dollarë.

“Stack’s Bowers” është bërë e famshme edhe më parë për shitje të tilla, pasi në vitin 2013 arriti të shiste për 10 milionë dollarë një monedhë argjendi të prodhuar në vitin 1794.