Ambasadorë nga vende të ndryshme të botës njihen me historinë e Gjakovës

Ambasadorë nga vende të ndryshme të botës njihen me historinë e Gjakovës

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, trembëdhjetë ambasadorë të vendeve të ndryshme të botës kanë qëndruar sot në Gjakovë. Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, me të cilin kanë vizituar pjesë e vjetër të qytetit të Gjakovës dhe vende monumente historike të këtij qyteti.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se ky organizim është bërë për të njohur Kosovën më mirë, meqë ka qenë një dëshirë e ambasadorëve që të vizitojnë Gjakovën.

E kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se kanë marrëdhënie të mira me të gjitha përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

Bashkë me ambasadorët e vendeve të ndryshme të botës, ishte edhe ajo e Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova.

E ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, tha se ka qenë në Gjakovë më parë për të marrë pjesë në seminar, por që nuk ka pasur mundësi të shëtisë qytetin dhe të shoh vendet që i vizitoi sot.

13 ambasadorët që vizituan sot Gjakovën, fillimisht qëndruan në Muzeun Etnografik të qytetit, pastaj vazhduan në pjesën e vjetër të Gjakovës.


MË SHUME NGA Nacionale