Rrëzohet avioni luftarak, shpëtojnë dy pilotët

Rrëzohet avioni luftarak, shpëtojnë dy pilotët

Një avion luftarak është rrëzuar gjatë një misioni stërvitor në Goa të Indisë këtë të shtunë, ndërsa dy pilotët kanë mundur të shpëtojnë.

Avioni është rrëzuar pranë një kishe në Verna, por për fatin e mirë nuk ka shkaktuar viktima. Dy pilotët arritën të hidhen me parashutë para se avioni të prekte tokën.

Autoritetet ushtarake indiane thanë një deklaratë se, një avion MiG-29K u përfshi nga zjarri në motor gjatë një misioni stërvitor, pak pas ngritjes nga baza ajrore në Dabolim. Nga hetimet e para, dyshohet se zjarri ka nisur pasi një zog përfundoi në motor.


MË SHUME NGA Bota