Protestat në Hong Kong, mijëra studentë ngujohen në universitet

Protestat në Hong Kong, mijëra studentë ngujohen në universitet

Për të 6 ditë me radhë, studentët në Hong Kong vijojnë të qëndrojnë të mbyllur në kampusin universitar në shenjë proteste, ndërsa autoritetet kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit, pushtuar javët e fundit nga dhuna.

Mijëra student kanë ngritur barrikada përqark universitetit Politeknik të Hong Kongut, ndërsa kontrollet e atyre që duan t’i bashkohen protestës, janë të rrepta.

Për 2 ditë me radhë, policia nuk iu afrua universitetit por kur tentoi të afrohej për të liruar ambientet, u përball me bomba molotov.

Qeveria e Hong Kongut u zotua një ditë më parë se do të miratonte masa ekstreme dhe decisive, për t’i dhënë fund protestave në vend, që e kanë futur vendin në një spirale të dhunshme.


MË SHUME NGA Bota