Tjetër ngjarje e rëndë në SHBA, 9-vjeçari qëllon me armë dy bashkëmoshatarë

Tjetër ngjarje e rëndë në SHBA, 9-vjeçari qëllon me armë dy bashkëmoshatarë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Kaliforni, ku një djalë 9-vjeçar ka qëlluar me armë dy fëmijë të tjerë të cilët fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi dy adoleshentë mbetën të vrarë nga një bashkëmoshatar i tyre. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme sportive të shkollës.

Nënkoloneli i policisë, Bill Grisafe, tha se fëmijët kanë marrë plagë të lehta, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai nuk bëri asnjë lidhjes me ngjarjen e një dite më parë ku mbetën të vrarë një 14 dhe një 16 vjeçar në një shkollë të mesme vetëm 50 kilometra larg.