​Challandes dhe Rrahmani shprehen optimist para ndeshjes me Anglinë

​Challandes dhe Rrahmani shprehen optimist para ndeshjes me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur konferencën e fundit për media para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë. Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri i Kosovës, Bernard Challandes si dhe kapiteni i skuadrës, Amir Rrahmani.

Përzgjedhësi i Kosovës Bernaed Challandes, fillimisht u befasua me numrin e madh të mediave të pranishme në këtë konferencë.

Ai pohoi se ndeshja ndaj Anglisë do të jetë shumë e rëndësishme, për faktin se është e fundit para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, që Kosova e zhvillon në marsin e vitit të ardhshëm ndaj Maqedonisë.

"Për mua është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse kjo është ndeshja e fundit para Maqedonisë. Nëse ju kujtohet në filluam unë ju pata thënë se ne duhet ta përmirësojmë lojën tonë vazhdimisht dhe kjo ndeshja e fundit është një mundësi e mrekullueshme për ne. Për ne është një sfidë e mrekullueshme. Nuk duhet të harrojmë që Anglia është një ndër ekipet më të forta në botë, me një repart më të mirë të sulmit, që kanë shënuar shumë gola. Është ndeshja e 1001 e për Anglinë, ndërsa është ndeshja e 29-të për Kosovës", tha fillimisht Challades.

Stërling është konfirmuar se do të paraqitet në këtë ndeshje dhe Challandes këtë e cilësoi një lajm shumë të keq për Kosovën, por sipas tij Anglia ka një skuadër cilësore, si me Stërlingun si pa të.

"Për ne nuk është një lajm i mirë sigurisht. Dy herë një lajm i keq, sepse Sterling është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe e dimë që kemi hasur në probleme të mëdha në ndeshjen e parë, është një ndër lojtarët më të mirë. Nuk është çështja vetëm te ai, sepse Anglia ka shumë lojtar cilësor, si Abraham e të tjerë. Sa i përket konfliktin me Gomez, unë do të mundohesha të kisha sjellje të mirë, po të isha në vend të Stërlingut. Pra çështja nuk është me apo pa Srërlingun, sepse e thamë edhe më herët se Anglia ka një skuadër shumë cilësore", u shpreh Challandes.

Sa i përket shikuesve të cilët priten të jenë në një numër të madh të pranishëm në ndeshjen e nesërme, Challandes tha se kjo është e pritshme falë kampanjës së mirë të zhvilluar nga ekipi kombëtar i Kosovës.

"Është e qartë se ne kemi bërë një kampanjë të mirë dhe fansat tonë janë shumë të mirë. Kjo nënkupton që fansat tanë na mbështesin dhe kjo është ndeshja e fundit dhe luajmë ndaj një skuadër si Anglia. Janë të shumtë ata që duan t’i shikojnë ndeshjet e Kosovës. Natyrisht që në futboll ekziston shprehja që në futboll tifozët janë lojtari numri 12 dhe i 13-të, por ndaj Anglisë ne nuk do të na mjafton as kjo. Por nuk ka mundësi për këtë. Pra sigurisht që për Kosovën si vend do të thotë shumë kjo ndeshje e fundit, për ketë kampanjë. Na vjen mirë që e kemi këtë mundësi dhe mendoj që ata që do të jenë aty, do ta përjetojnë në maksimum këtë ndeshje", pohoi Challandes.

Tutje Challandes tha se për Sterlingun Kosova nuk ka ndonjë përgjigjje individuale dhe do të mundohen si skuadër ta ndalin atë, pasi sipas tij gjëja e vetme për ta ndaluar atë është “t'ia thyejmë këmbën, por kjo nuk është mënyra e lojës së Kosovës”.