Trajneri i Anglisë: Mëkat që nuk u kualifikua Kosova

Trajneri i Anglisë: Mëkat që nuk u kualifikua Kosova

Kombëtarja e Anglisë ka mbajtur konferencën për media në prag të ndeshjes ndaj Kosovës, ku janë paraqitur trajneri Southgate dhe lojtari Harry Wings.

Southgate është shprehur i befasuar me pritjen e bërë pas arritjes së skuadrës në Kosovë.

"Jemi të nderuar që jemi në Kosovë. Ka pasur shumë qytetar që na kanë pritur. Ka pasur edhe ushtarë dhe na kanë dhënë një ndjenjë të veçantë. Ne e kemi siguruar kualifikim, por megjithatë renditja në tabelë ka shumë rëndësi dhe ky është motivi që të fitojmë nesër. Mosha mesatare e skuadrës time është 23 vjeçare, të gjithë e dashurojnë futbollin dhe dëshirojnë ta tregojnë vendin. Kjo është që më bënë të ndihem mirë", tha fillimisht Southagte.

Ndërsa sa i përket situatës mes Joe Gomez dhe Stërlingut, trajneri anglez u shpreh se tanimë gjithçka është përmbyll dhe në kombëtare është kthyer normaliteti.

"Kam biseduar me gjithë lojtarët. Në diskutimin që patëm me Joe Gomez, disponimi ishte në nivel. Ka qenë një javë e vështirë, por është mirë që është përmbyll në mënyrën më të mirë", tha Southgate.

Për ndeshjen e nesërme, trajneri i Anglisë pret që Kosova të luajë më mirë se në ndeshjen e parë, duke e ditur se ndeshja luhet në Prishtinë, para tifozëve kosovarë.

"Po sigurisht që ne kemi shënuar numrin më të madh të golave. Ne kemi bërë një lojë shumë më të mirë se ku kundërshtarët tanë. Nesër do ta kuptojmë edhe nivelin e Kosovës. Andaj ka shumë gjëra që duhet të përmirësohemi, në mënyrë që të paraqitemi në mënyrën më të mirë", tha Southgate.

Ai gjithashtu pret që nesër në Kosovë të jetë një festë sportive, duke parë edhe atmosferën në sheshet e qytetit.

"Gjithsesi se nesër do të ketë festë në Kosovë në ndeshjen ndaj Anglisë. Fatkeqësisht që Kosova humbi gjasat për kualifikim. Mirëpo nesër ata do të paraqiten pa presion. Ata nuk arritën të marrin një rezultat pozitiv, por ne gjithsesi kemi pasur një pritje brilante gjatë ditës së sotme. Natyrisht se nesër në ndeshje lojtarët e Kosovës do të dëshirojnë të na mposhtin", u shpreh Southgate.

Southgate gjithashtu komentoi humbjen e pësuar ndaj Çekisë, duke u shprehur se e kanë merituar të humbin plotësisht, duke parë paraqitjen e lojtarëve të tij.

Ndërsa lojtari Harry Winks u shpreh se çdo ndeshje për të është e rëndësishme, e sidomos ndeshjet që luhen jashtë shtetit të Anglisë.

"Çdo ndeshje është me rëndësi, sidomos paraqitjet jashtë vendit. Jam krenar që luaj për ekipin kombëtar. Ndeshja në Southampton ka qenë edhe e mirë edhe e vështirë, në të njëjtën kohë. Unë dua që gjithmonë të jap maksimumin", tha fillimisht Winks.

Ndërsa sa i përket përbërjes së kombëtares angleze, Winks u shpreh se sa më shumë konkurrencë të ketë, aq më e fortë do të ishte skuadra.

"Konkurrenca është shumë e madhe për mesfushë, mirëpo kjo tregon se lojtarët duhet të japin shumë për të qenë pjesë e formacionit. Normalisht që kjo e ngrit edhe nivelin e skuadrës sonë", tha Winks.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 dhe transmetiohet në RTK.