QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, kjo është arsyeja

QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, kjo është arsyeja

Vëzhguesi i NISMA-s, Behar Amerllahu është larguar nga Qendra e Numërimit të Rezultateve.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë ai ka përdorur fjalë fyese ndaj stafit dhe tij.

“Përveq kësaj ndaj meje ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese. Krejt kjo për shkak të një kontestimi të një fletëvotimi, përshkatësisht vlefshmërisë së tij e për të cilën çështje që nga dje e kemi vendimin e PZAP-it, me të cilin i ka sqaruar këro situata dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë”, ka thënë Ahmetaj.

 

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale