Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Podujevë

Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Podujevë

Një burrë 46 vjeçar nga Podujeva është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Pasi është njoftuar policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke thënë se nuk ka shenja dhune në trup.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Aktuale