Vojvoda: Duhet të jemi krenar me djemtë që kanë përfaqësuar Kosovën

Vojvoda: Duhet të jemi krenar me djemtë që kanë përfaqësuar Kosovën

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda në një prononcim për RTK, ka thënë se pavarësisht humbjes nga Anglia prej 0-4, megjithatë, ai mendon se “Dardanët” janë rritur mjaft shumë këto tri vite.

Ai thotë se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenar më këta djem për paraqitjen e tyre në kualifikueset e Evropianit 2020.

“E kemi ditë në fillim. Jemi gëzuar të gjithë kur në short na ka ra Anglia, sepse kemi dashur të ndeshem me ekip të madh. Kështu është efikasiteti i lojtarëve të mëdhenj. Besoj se jemi rritur shumë këto tri vite. Duhet të jemi krenar për djemtë që kanë përfaqësuar këtë kombëtare dhe unë jam krenar dhe falëndroj tifozët për përkrahje”, tha Vojvoda, raporton RTKLive.com.

Ai shpreson se Kosova do të jetë më e fortë në ndeshjen me Maqedoninë  e Veriut në muajin mars të vitit të ardhshëm.