Kjo është deklarata e Challandes pas humbjes nga Anglia

Kjo është deklarata e Challandes pas humbjes nga Anglia

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas humbjes 0-4 nga Anglia.

Tekniku zviceran është shprehur shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por e di që rezultati është mjaft zhgënjyes.

“Nuk është e lehtë sepse kam parë shumë gjëra të mira. Jam i zhgënjyer me këtë rezultat. Dua ta mbaj entuziazmin dhe momentin e mirë”, tha ai, raporton lajmi.net.

“Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por anglezët kishin një efikasitet të madh, shënoni çdo aksion që kishin. Jam i zhgënjyer por mund të nxjerrë diçka pozitive nga kjo humbje”.

“Patëm një javë intensive. Është mbrojtja që na la keq në ndeshjet e fundit. Nuk mund të bëjmë gabime si kjo. Skuadra luajti ndeshje të mirë, por kur e sheh rezultatin zhgënjehësh”.

“Kemi mësuar shumë gjëra nga këto kualifikime, sidomos nga këto ndeshje. Tani duhet të shkojë në Shkup për të studiuar gjithçka që ka ndodhur”.

“Duhet të jemi deri në fund të koncetruar. Një gabim është gol kundër kombëtareve të tilla. Kemi folur për këto gjëra. Duhet ta pranojmë që kemi për të punuar shumë”, përfundoi Challandes.