Southgate: Atmosfera ishte fantastike, kjo gjë e bëri diferencën

Southgate: Atmosfera ishte fantastike, kjo gjë e bëri diferencën

Kosova ka humbur ndeshjen e sotme ndaj Anglisë me rezultatin 4:0.

Ishte kjo humbja e parë e Kosovës në “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha:

“Unë mendoj se Kosova na bëri të vështirë ndeshjen sidomos në pjesën e parë, e shënuam një gol të bukur dhe unë mendoi që pjesa e parë ishte e baras”, tha ai, transmeton Olle.

“Atmosfera sot ishte e mrekullueshme por në fund me kundërsulme arritëm ta bënim diferencë. Këso atmosfere unë nuk kam përjetuar askund edhe pse kam udhëtuar në shumë vende”.

“Unë dua t’i dëshirojë suksese juve, dhe dua ta vlerësojë mikpritjen këtu”,  tha Gareth Southgate