Britanikja gjashtëvjeçare bëhet vajza më e re që ngjitet në Kilimanxharo

Britanikja gjashtëvjeçare bëhet vajza më e re që ngjitet në Kilimanxharo

Ashlen Mandrick nga West Sussex i Britanisë së Madhe, është vajza më e re ndonjëherë, që është ngjitur në majën e malit Kilimanxharo që ndodhet në Afrikë.

Shoqëruesit e britanikes gjashtëvjeçare, janë mahnitur me vogëlushen që refuzoi çdo ndihmë, derisa u ngjit në majën e lartë 5,895 kilometra.

Kjo eksperiencë i pëlqeu as shumë, sa që ajo kërkoi që të ngjitet sërish drejt të njëjtës maje malore, por në një shteg tjetër dhe në temperatura shumë më të ftohta.

Ngjitja drejt majës së Kilimanxharos

Mandrick e cila ëndërron që një ditë të ngjitet edhe në Malin Everest, është dashur të merrte një leje speciale nga autoritetet në Tanzani, sepse deri në moshën dhjetëvjeçare nuk lejohet ngjitja drejt kësaj maje malore.

“Ishte aq mbresëlënëse, as që kërkova që menjëherë të ngjiteshim sërish, por procedurat morën kohë dhe u ngjitëm pak më vonë”, ka thënë nxënësja e shkollës fillore.

Përfundimi i këtij udhëtimi nuk është aq i lehtë, ndërsa vetëm një e treta arritën të shkonin drejt shënjestrës për ku ishin nisur.

Së bashku me të, ishte edhe nëna saj 45-vjeçare që është mjeke si dhe vëllai 11-vjeçar.