​Bekim Balaj flet pas ndeshjes me Francën

​Bekim Balaj flet pas ndeshjes me Francën

Shqipëria u nda nga grupi i kualifikimeve për eliminatoret e Evropianit 2020 me humbje.

Ishin “Gjelat” ata që shënuan dy herë në përballjen me kuqezinjtë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi Bekim Balaj ka folur pas takimit për humbjen nga Franca. Ai e ka quajtur duelin me kampionët e botës si mjaft të vështirë, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk arriti të shënojë.

Balaj tha se nuk duhet harruar kualiteti i skuadrës kundërshtare dhe sipas tij, Shqipëria në të ardhmen duhet të bëjë një lojë më perfekte në fushë.