14 operacione janë kryer gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

14 operacione janë kryer gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

646 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 64 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

11 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 8 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 11 foshnje dhe sa i përket gjinisë 6 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 389 pacientë që në total kanë bërë 4,877 analiza.
14 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.


MË SHUME NGA Shëndetësi