Shkodran Tolaj merr drejtimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

Shkodran Tolaj merr drejtimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

Këngëtari dhe artisti i njohur, tenori Shkodran Tolaj, është zgjedhur drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tolaj në këtë detyrë është emëruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ansambli, tashmë ka mbajtur shfaqjen e parë në Tetovë nën drejtimin e Shkodran Tolajt ku është mirëpritur me duartrokitje frenetike nga publiku.

Vetë tenori Tolja ka falënderuar institucionet që e emëruan në këtë detyrë, ndërsa ka theksuar se  “Ansambli do të jetë vatër e shqiptarëve të bashkuar”.