I dënuar me vdekje,peticioni i 2.9 milionë njerëzve e shpëton nga ekzekutim

I dënuar me vdekje,peticioni i 2.9 milionë njerëzve e shpëton nga ekzekutim

Një gjykatë në Teksas ndaloi urdhrin për ekzekutimin e Rodney Reed. Rasti i tij tërhoqi vëmendje të madhe në publikun amerikan.

Prej 21 vitesh ai qëndron në burg, i dënuar me vdekje për një vrasje në vitin 1996. Ai do vdiste me anë të një injeksioni më 20 nëntor. Por më shumë se 2.9 milionë njerëz nënshkruan një peticion në internet për ndalimin e ekzekutimit të tij.

Midis tyre ishin të famshëm që kanë ofruar mbështetjen e tyre ishin Gigi Hadid, Kim Kardashian West dhe Rihanna.

Reed thotë se është i pafajshëm. Ndërsa avokatët e tij shprehen se provat e reja do e vërtetojnë pafajësinë e tij.

Ai u dënua për vrasjen e 19-vjeçares Stacey Stites, i cili u gjet i mbytur pasi nuk u paraqit në punë.

Ndërkohë Gjykata e Apelit në Teksas ndaloi ekzekutimin e planifikuar të Reed.

Vendimi erdhi menjëherë Texas Board of Pardons and Paroles vendosi të japë edhe 120 ditë kohë për të provuar pafajësinë.

Bordi gjithashtu kundërshtoi kërkesën e tij për të zbritur dënimin me burgim të përjetshëm.

Çfarë ndodhi me Stacey Stites?

19-vjeçarja ishte nisur për punë mëngjesin e 23 prillit. Po ajo kurrë nuk arriti në dyqanin ushqimor në Bastrop. Brenda disa orësh kamioni që ajo drejtonte u gjet i braktisur. Ndërsa turpi i saj u gjet pasdite.

Ajo ishte mbytur me rripin e saj të pantallonave.

Reed pretendoi se ishte në një lidhje sekrete me Stacey.

Rripit, me të cilin u mbyt Stacey, nuk iu bë kurrë testi i ADN-së. Asnjë nga shenjat e gishtërinjve të Reed nuk u gjet në kamionin që Stacey po ngiste.

Përkundrazi u tha se mund të ishte përdhunuar pak para se të vritej. Kjo ishte e mjaftueshme që juria të dënonte Reed.

Avokatët e tij po përpiqen të paraqesin prova të reja për pafajësinë e tij.


MË SHUME NGA Kuriozitete