Komuna e Obiliqit ndanë bursa për nxënës dhe studentë

Komuna e Obiliqit ndanë bursa për nxënës dhe studentë

Komuna e Obiliqit sot ka ndarë 58 bursa për nxënësit dhe 124 bursa për studentët e kësaj komune, po ashtu janë ndarë edhe 380 mujore të udhëtimit për nxënësit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se sot është ditë e veçantë pasi po shpërndahen bursa për nxënësit dhe studentët e kësaj komune. Derisa ka treguar shifrën e përfituesve të bursave, Gashi u shpreh se në proces janë edhe bursat për studimet post-diplomike.

Përveç bursave i pari i Obiliqit pati edhe një lajm tjetër të mirë për nxënësit dhe studentët e Obiliqit pasi sipas tij vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i bibliotekës së qytetit. Sipas tij ky projekt vlera e të cilit kap shifrën rreth 400 mijë eurosh do jetë i disponueshëm për studentë, fëmijë e të moshuar.

Ndryshe, gjatë kësaj ceremonie u nda edhe bursa "Adem Preniqi", të cilën e fitoi studenti Fisnik Krasniqi.


MË SHUME NGA Nacionale