Fëmijët “peshkojnë” municionin e Luftës së Dytë Botërore

Fëmijët “peshkojnë” municionin e Luftës së Dytë Botërore

Tre fëmijë në Gjermaninë lindore kanë “peshkuar” predha dhe plumba të ndryshkur të Luftës së Dytë Botërore nga një pellg duke përdorur një magnet të fuqishëm.

Ata telefonuan policinë kur bënë zbulimin afër qytetit të Ohrdruf.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje njerëzve të raportojnë çdo gjetje të tillë menjëherë dhe të mos i prekin municionet.

Nuk është e qartë pse municionet janë hedhur në pellgun me ujë.

Bombat e pashpërthyera të WW2 gjenden shpesh në Gjermani, duke shkaktuar evakuime masive.

Vendi është mbushur me eksplozivë pas luftës për shkak të sulmeve ajrore intensive britanike, amerikane dhe sovjetike.


MË SHUME NGA Kuriozitete