Aplikacioni që u mundëson përdoruesve të marrin pjesë në studime shëndetësI

Aplikacioni që u mundëson përdoruesve të marrin pjesë në studime shëndetësI

Apple kalansuar një aplikacion të ri për kërkime shëndetësore që lejon përdoruesit e iPhone dhe Apple Watch të marrin pjesë në studime shkencore.

Përdoruesit tani mund të jenë të gatshëm të marrin pjesë në tre studime – Studimi mbi Shëndetin e Grave që përfshin ndjekjen e shëndetit menstrual të tyre, ndërsa vetëm për përdoruesit e Apple Watch, Studimin e Zemrës dhe Lëvizjes dhe Studimin e Dëgjimit.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë mund ta bëjnë këtë duke shkarkuar aplikacionin “Research” të Apple në App Store të tij.

Pas regjistrimit, pjesëmarrësit që përdorin Apple Watch dhe iPhone mund të kontribuojnë me të dhëna të dobishme rreth lëvizjes, rrahjeve të zemrës dhe niveleve të zhurmës, të kapura gjatë aktiviteteve të përditshme, nga shëtitja deri në ndjekjen e një koncerti.

Përdoruesit gjithashtu mund të kontrollojnë llojin e të dhënave që ata dëshirojnë të ndajnë me secilin studim.

Masa vjen në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë po bëjnë më shumë në mbledhjen e të dhënave lidhur me shëndetin e përdoruesve të tyre.