Një person lëndohet rëndë në aksident trafiku në Suharekë

Një person lëndohet rëndë në aksident trafiku në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Suharekë.

Shkaktar i aksidentit thuhet se ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë.

“Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Suharekë, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në kanal “- shkruan në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas raportit dy pasagjerët kanë lëndime të lehta trupore ndërkaq vozitësi i automjetit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor “.